Bota

Eksperti britanik: Ukraina po poshtëron Rusinë në fushën e betejës, po “fshin” dyshemenë me të

Ukraina po e “poshtëron” Rusinë në fushën e betejës dhe po “fshin dyshemenë me ta për sa i përket opinionit botëror”, thotë një ekspert ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar.

Prof Michael Clarke, ish-drejtor i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), thotë: “Rusët po bëjnë pothuajse çdo gabim taktik që është e mundur të bëhet”.

Duke folur në programin Today të BBC Radio 4, ai shpjegon: “Ato [trupat ruse] duken si forca që ishin plotësisht të papërgatitura, që nuk kishin menduar se si mund të dukej një fushatë e madhe.

Lexo më shumë  Sfiduesi i Orbanit në Hungari mobilizon mijëra vetë në demonstrata

“Ukrainasit po pengojnë përparimin rus në të gjitha zonat dhe madje po kryejnë kundërsulme mjaft efektive tani. Rusët po humbasin shumë pajisje dhe trupa.”

Prof Clarke thotë se Ukraina ka një sistem komandimi dhe kontrolli në fushën e betejës “standard i NATO-s”, i ndërtuar me ndihmën e vendeve të NATO-s që nga viti 2014.

Sulmi në një fabrikë të mirëmbajtjes së avionëve në Lviv këtë mëngjes e bën të qartë se rusët po shkojnë drejt infrastrukturës që po mban në ajër avionët ukrainas, thotë ai.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Goditja e qytetit perëndimor vetëm 70 km nga kufiri polak është gjithashtu “një përpjekje për të frikësuar perëndimin që të mos ndihmojë ukrainasit aq sa kanë qenë ata”, shton ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *