Bota

Presidenti ukrainas viziton të plagosurit nga sulmet ruse në spital

Teksa lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është duke vazhduar me mijëra ukrainas që largohen nga vendi për një strehë më të sigurt, presidenti Volodymyr Zelensky vizitoi banorët e Kievit që janë plagosur gjatë evakuimeve.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky takoi një adoleshent të plagosur në një spital dhe mësoi se jo ishte një yll në aplikacionin popullor të ndarjes së videove TikTok. 16-vjeçarja u plagos gjatë sulmeve ruse teksa po largohej nga qyteti Vorzel, pranë kryeqytetit Kiev.

Lexo më shumë  Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

“Të gjithë ju mbështesin në TikTok,” i tha vajza, e identifikuar si Katya Vlasenko, udhëheqësit ukrainas.

“Pra, ne kemi pushtuar TikTok,” e pyeti Zelensky me një buzëqeshje në fytyrën e tij.

Sipas zyrës presidenciale ukrainase Katya mbuloi me trupin e saj vëllain e saj më të vogël 8-vjeçar, Ihor, gjatë bombardimeve ruse në luftën në Ukrainë, ndërsa ata po përpiqeshin të largoheshin nga vendlindja e tyre.

Lexo më shumë  Putini sot betohet si president për herë të pestë. Franca nuk e bojkoton, shtetet e tjera evropiane e bojkotojnë

Në spital, Presidenti i Ukrainës komunikoi edhe me banorë të tjerë të Rajonit të Kievit, të cilët po trajtohen në spital.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *