KryesoreLibri i javes

LIBRI I JAVËS/ AMERIKA – JEAN BAUDRILLARD

Caution: objects in this mirror may be closer than they appear!

Nostalgjisë së lindur prej pafundësisë së kodrinave teksane dhe vargmaleve të Meksikës së Re: autostradave të shtrira dhe të madhërishme mbi stereo-Chrysler dhe mes dallgëve të nxehtësisë – fotoja e përpiktë nuk bën më fajde – lypset, në kohë reale, të kesh filmin e plotë të udhëve, përfshirë aty nxehtësinë e padurueshme dhe muzikën, ta riprojektosh të gjithë këtë në shtëpi, në dhomën e errët – të pikasësh magjinë e autostradës dhe të largësisë, të alkoolit me akull në shkretëtirë, të shpejtësisë, pra, ta rijetosh të gjithë këtë në magnetoskop në shtëpi, në kohë reale – jo thjesht për kënaqësinë që të jep kujtimi, por ngase, tashmë aty, në abstraksionin e udhëtimit, është magjia e një përsëritjeje pataksëse. Shpështjellja e shkretëtirës është shumë e ngjashme me përjetësinë e filmit.

SAN ANTONIO

Gjatë vizitës në El Alamo të shërbejnë si ciceronë meksikanët e bërë çikanos, për të lartësuar heronjtë e kombit amerikan, të cilët janë masakruar burrërisht nga stërgjyshërit e tyre – kjo i ka bërë më të ashpër, por nuk i kanë shpëtuar ndarjes së punës dhe sot janë nipat dhe stërnipat e tyre që gjenden aty, mbi të njëjtin bejleg beteje, me qëllim që të lavdërojnë amerikanët, të cilët iu kanë vjedhur territorin. Historia është plot dredhi. Por, gjithashtu, edhe për meksikanët, të cilët, për të punuar këtu, kanë kaluar në mënyrë klandestine kufirin.

SALT LAKE CITY

Simetri pompoze mormone[1], mermerësi e përkryer dhe funebre (Kapitoli, organot e Vizitor’s Center). Dhe, së bashku me të, një modernitet losanxhelik, të gjitha xhinglat e një komforti minimal jashtëtokësor. Kupola kristike (këtu të gjithë Krishtët i ngjajnë Björn Borg-ut, ngase janë kopjuar mbi atë të Thorwaldsen-it) është e llojit që ndesh në tipin e tretë: besimi fetar të bëjë efekt të tjetërsojtë. Nga ana tjetër i gjithë qyteti ka transparencë dhe pastërti mbinjerëzore, jashtëtokësore, si një diçkasend i ardhur prej gjetiu. Abstraksion simetrik, dritësor, zotërues. Një qyqe elektronike këndon nëpër kryqëzime, në të gjithë zonën e tabernakulit, formuar me trëndafila dhe mermerë, tek tregturinat kishtare – obsesion puritan i habitshëm në këtë ufem mu mes kërthizës së shkretëtirës, pranë liqenit me ujë të rëndë, edhe ai hiper – real për shkak të densitetit të kripës, dhe më larg Shkretëtira e Madhe, ku atij i është dashur të shpikë shpejtësinë e prototipave të automobilave për të shmangur horizontalitetin absolut…

Por vetë qyteti është si një bizhu, me pastërtinë e ajrit, me guximin kredhës të perspektivave urbane, edhe më të bukura se në Los Angelos. Vizllim i pataksshëm dhe vërtetësi moderne e këtyre mormonëve, bankierë të pasur, muzikantë, gjenealogjistë ndërkombëtarë, poligamë (Empire State i New York-ut të ndërmend diçka prej kësaj pastërtie funebre të ngritur në fuqinë x). Magjia e këtij qyteti qëndron te krenaria kapitaliste transeksuale e mutantëve, në të kundërt me atë të Las Vegas-it, kësaj putane të madhe nga ana tjetër e shkretëtirës.

MONUMENT VALLEY DEAD HORSE POINT GRAND CANYON

Monumentalitet gjeologjik, pra metafizik, krejt ndryshe nga lartësia fizike e relievit të zakonshëm. Relieve të alltystë, thadruar në thellësi nga era, uji, akulli, të cilët ju ndjellin me ngadalë në vorbullën e kohës, në përjetësinë e përpiktë të një katastrofe të avashtë. Vetë ideja e miliona dhe qindra miliona viteve që janë dashur këtu për të gërryer me ngadalë sipërfaqen e tokës është perverse, sepse ajo bën të buthtojë parandjenja e një lloj ujdie rrënimi dhe erozioni midis elementëve, shumë më përpara njeriut dhe shfaqjes së tij. Në këtë pirg gjigandesk shenjash me thelb thjesht gjeologjik njeriu nuk do të vlente për kurrgjësendi. Ndoshta vetëm indianët do të kenë interpretuar një pjesë të vogël syresh. Ndërkaq ato janë shenja.

Sepse jokultura e shkretëtirës nuk është veçse sipërfaqësore. I gjithë vendi Navajo, rrafshnalta e gjatë që çon drejt Kanionit të Madh, shkëmbishtet që i paraprijnë Monument Valley-t, humbellat e Green River-it (gjithë sekreti i këtij vendi, sipas gjasave, është se mund të ketë qenë një reliev nëndetar dhe të ketë ruajtur një surrealitet oqeanik tek pamja e shpenguar), pra, në këtë vend, vizllon një realitet magjik që nuk ka asgjë të përbashkët me natyrën. Kuptohet vetiu, janë dashur shumë magji të indianëve dhe një besim fetar mjaft mizor, për t’iu përgjëruar një madhështie të këtillë teorike të ngjarjeve gjeologjike dhe qiellore të shkretëtirës, si dhe për të jetuar pak nga pak në një dekor të tillë. E ç’mund të jetë njeriu nëse shenjat mëparshme kanë një forcë të tillë ndaj tij? Një racë njerëzore duhet të shpikë sakrifica të njëjta me gjendjen kataklizmike natyrale që e rrethon. Ndoshta janë bash këto relieve sepse ngaqë s’janë më natyralë, të japin idenë më të mirë se çfarë është kulturë. Monument Valley blloqe gjuhe që ngrihen befas në ereksion, milionavjeçare, thellësia transversale e të cilëve rrjedh prej pastaj i nënshtrohen një erozioni të pashmagshëm, sedimente gërryerjes (kuptimi ka lindur nga erozioni i fjalëve, shenjimet kanë lindur nga erozioni i shenjave), dhe që sot, si çdo kulture janë paracaktuar të bëhen parqe natyralë.

SALT LAKE CITY: Bashkim i arkivave gjenealogjike botërore, nën drejtimin e mormonëve, këtyre konkuistadorëve puritanë dhe luksozë, në thellësitë e guvave të shkretëtirës dhe të pistës Bonneville, mbi sipërfaqen e panjollosur të Shkretëtirës së Madhe të Kripës, ku, me prototipat e automobilave përpunohen shpejtësitë më të mëdha të botës Gjenezë patronimike si thellësi e kohës dhe shpejtësi e zërit si sipërfaqshmëri e qashtër.

ALAMOGORDO: sprova e parë e bombës atomike në dekorin e White Sands, dekori blu i zbehtë i maleve dhe qindra milje prej rëre të bardhë-drita verbuese artificiale e bombës, ndaj dritës verbuese të tokës.

TORREY CANYON: Salk Institute, tempull i ADN-së dhe të gjitha çmimeve Nobel të biologjisë, aty ku përpunohen të gjitha drejtimet e ardhshme biologjike, mu në këtë arkitekturë të kopjuar mbi atë të pallatit të Minosit, në mermerin e bardhë përballë pafundësisë së Paqësorit… Vende më të habitshëm se të tjerët, kulme të fiksionit të realizuar. Vende sublime dhe transpolitike të jashtëtokësisë, me koinçidencën e një gjeologjie të madhe të pacënuar të tokës, dhe të një teknologjie të sofistikuar, bërthamore, orbitale, informatike. kotë dhe absolute të freeways – ve, asnjëherë atë shoqërore Kam kërkuar Amerikën kozmike (siderale), atë të lirisë së dhe kulturore, – të shpejtësisë shkretëtinore, të moteleve dhe sipërfaqeve minerale, asnjëherë Amerikën e thellë të zakoneve dhe mentaliteteve.

Lexo më shumë  FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

 E kam kërkuar tek shpejtësia e skenarit, në refleksin indiferent të televizionit, në filmin e ditëve dhe netëve përmes një hapësire të zbrazët, në vazhdimësinë e mrekullueshme dhe të paefektshme të shenjave, imazheve, fytyrave, veprimeve rituale të rrugës kam mëtuar atë që është më e afërta e universit bërthamor jobërthamor, që është virtualisht jona gjer tek kasollet europiane.

Tek gjeologjia kam kërkuar katastrofën e ardhshme dhe të shkuar të shoqërores e kam kërkuar në këtë rikthim të thellësisë, të cilën e dëshmojnë hapësirat e hullizuara relievet e kripës dhe gurit, kanionet ku zbret lumi fosil, greminat e kahershme të javashmërisë që janë erozioni, gjeologjia e gjer te vertikaliteti i megalopoleve. Këtë formë bërthamore, këtë katastrofë të ardhshme, e dija qysh në Paris. Po për kuptuar duhej bërë ky udhëtim, i cili realizon atë që Virilio quan estetika e zhdukjes. Sepse forma shkretëtirore mendore, e cila është formë qashtër e shkretisë sociale, zmadhohet shumë shpejt. Mosdashuria e gjen formën vet të qashtër tek shpejtësia varfanjake.

Sepse, ajo që shkretimi, apo zhbërthamëzimi social e ka të ftohtë dhe të vdekur, këtu, tek ngrohtësia shkretëtirës, gjen formën e vet të soditshme. Transpolitika gjen hapësirën e vet përtëritëse dhe endore tek transrsaliteti i shkretëtirës, ironia e gjeologjisë. Jonjerëzorja e botës sonë të mëpastajshme, joshoqërore dhe sipërfaqësore, gjen formën e vet estetike dhe ekstatike. Sepse shkretëtira nuk është veçse kjo gjë: kritikë ekstatike e kulturës një formë ekstatike e zhdukjes Madhështia e shkretëtirave është se ato, në thatësirën e vet, janë negativi i sipërfaqes tokësore dhe i trilleve tona qytetëruese. Vend ku rrallohen trillet dhe gjërat e përflurta, ku ndikimi kozmik zbret drejtpërsëdrejti nga konstelacionet, aq i pastër është ajri. Zaten është dashur që indianët të shfarroseshin dhe më e madhe se ajo antropologjike: një mineralogji, një andej, me qëllim që të shpërfaqej një mëparshmëri akoma ekziston kërkund gjetkë. Jep munxat skrupujve artificiale të kulturës, një heshtje që nuk gjeologji, një yjësi, një fakticitet jonjerëzor, një thatësirë që iu Heshtja e shkretëtirës është po ashtu vizuale. Ajo është bërë për shtriqjen e vështrimit, i cili nuk gjen asgjësend për t’u pasqyruar. Në male s’mund të ketë heshtje, sepse malet ulërijnë përmes relievit të tyre. Madje që të ketë heshtje lypset që dhe koha të jetë horizontale që të mos ketë jehonë të kohës gjeologjike mbi njëra tjetrën dhe që të mos gufmojë më në të ardhmen që ajo mos jetë veçse rrëshqitje e shtresave përveçse diçkazë si një zhurmë fosileje. Shkretëtira: thurrimë dritësore dhe fosile e një inteligjence jonjerëzore, e një indiference radikale – jo vetëm e qiellores, por edhe e valëzimeve gjeologjike, ku kristalizojnë vetë pasionet metafizike të hapësirës dhe të kohës. Këtu kufinjtë e dëshirës vithisen çdo ditë, dhe çdo natë i asgjëson ata. Por prisni sa të lindë mëngjesi, me zgjimin e zhurmave fosile, heshtjen kafshërore.

Shpejtësia është krijuese objektesh të kulluara, ajo dhe vetë është një objekt i kulluar, meqenëse spastron tokën dhe referencat territoriale, meqenëse ngjit rrjedhën e kohës për ta zhvlerësuar, meqenëse ecën më shpejt sesa origjina e saj, dhe e ngjit rrjedhën për ta asgjësuar. Shpejtësia është triumfi i efektit mbi shkakun, triumf i atypëratyshmërisë mbi kohën si thellësi. triumf i sipërfaqes dhe i kundërshmërisë së kulluar mbi thellësinë e dëshirës. Shpejtësia krijon një hapësirë që mund të ketë premisë vdekjen, rregulli i të cilës është të fshijë gjurmët.

Triumf i harresës mbi kujtesën, dehje barbare, amnezike. Sipërfaqshmëri dhe rikthyeshmëri e një objekti të kulluar në gjeometrinë e kulluar të shkretëtirës. Rrotullimi krijon një lloj padukshmërie, transparence, të transversalitetit të gjërave përmes zbrazëtirës. Është një lloj i vetvrasjes me përmes rraskapitjes së formave, formë e këndshme e z ngadalësi, e zhdukjes së tyre. Shpejtësia nuk është vegjetative, është më e afërt me mineralet, me një mospërthyerje kristaline, është vendi i një katastrofe dhe i një shpenzimi të kohës. Por, sipas gjasave, magjia e saj nuk është veçse ajo e zbrazëtisë, ndërkohë që joshja nuk mbështetet veçse tek sekreti. Shpejtësia nuk është veçse nistare e zbrazëtisë: nostalgji e një anasjelle të palëvizshme të formave, përtej acarimit të lëvizshmërisë. Analoge formave të gjalla në gjeometri.

 Ndërkaq, në këtë vend, ka një kontrast të dhunshëm ndërmjet abstraksionit rritës të një universi bërthamor dhe një vitaliteti zanafillor, rropullitar, të papërmbajtshëm, ardhur jo nga rrënjëzimi, por nga çrrënjëzimi, një vitaliteti metabolik, më shumë i rrokshëm tek seksi, sesa tek puna, sesa tek trupat, ose tek trafiku. Thellë-thellë, Shtetet e Bashkuara, me hapësirën, stërhollimet teknologjike, ndërgjegjen e mirë, brutale duke përfshirë edhe hapësirat që ata i japin gjasmimit, janë e vetmja shoqëri primitive e tashme. Dhe joshja është t’i përshkosh si shoqëri primitive të së ardhmes, të kompleksitetit, të nakatosshmërisë, të afërisë më të madhe, të një rituali mizor, por të bukur në diversitetin sipërfaqësor, të një fakti metasocial total me pasoja të paparashikueshme, imanenca e të cilit na magjeps, por i cili s’ka të kaluar që ta pasqyrojë, pra thellësisht primitive…

Primitiviteti ka kaluar në këtë karakter hiperbolik dhe jonjerëzor të një universi që na ikën dhe e kapërcen largazi arsyen e vet morale, sociale, ose ekologjike. Vetëm puritanët kanë mundur ta shpikin dhe zhvillojnë këtë moralitet ekologjik dhe biologjik të ruajtjes, dhe, kësisoj, të diskretitimit, thellësisht racial. Gjithçka bëhet një rezervë natyrale e tejmbrojtur, aq e mbrojtur sa sot mund të flitet për denatyralizimin e Yosemite-s për ta kthyer në natyrë, mu si Tasaday-n në Filipine. Obsesion puritan i një origjine, mu aty ku nuk ka më territore. Obsesion i një çerdheje, i një kontakti, pikërisht aty ku gjithçka bën vaki nën një indiferencë kozmike. një mrekullie në amështinë e parajsave artificiale, me kushtin që ato të mbërrijnë në lartësinë e një (jo) kulture. Në Amerikë hapësira i jep një gjerësi vetë amështisë të periferive të pakuptimshmen. Shkretëtirë ku mrekullia e veturës e dhe të funky towns-ve. Shkretëtira është ngado dhe shpëton akullit dhe e whisky-t riprodhohet çdo ditë: çudia e lehtësisë nakatoset me fatalitetin e shkretëtirës.

Lexo më shumë  Shpërthimi në Zveçan, flet serbi: U sulmova se bashkëpunova me shqiptarët

Mrekulli e lapërdhisë, thjesht amerikane: e gjendshmërisë totale, e transparencës të të gjitha funksioneve në hapësirë, e cila, ndërkaq, mbetet e pazgjidhshme në shtrirjen e vet dhe nuk mund të shmanget veçse përmes shpejtësisë. Mrekullia italiane: skena. Mrekullia amerikane: lapërdhia. Luksi i kuptimit kundër shkretëtirave të pakuptueshmërisë. Gjërat më magjike janë format metamorfike. Jo pyll drusor, vegjetal, por pyll i ngurosur, i mineralizuar. Është shkretëtira e kripës, më e bardhë se dëbora, më horizontale sesa deti. Është efekti i monumentalitetit, i gjeometrisë dhe i arkitekturës aty ku asgjë nuk ka qenë projektuar e menduar. Canyonsland, Split Mountain. Ose e kundërta: reliev pa reliev, amorf, kodrina të baltës (Mud Hills), reliev hënor, epsharak dhe fosil, në valëzimet monotone të thellësive antike nëndetare. Valëzim i bardhë i White Sands…Lypset ky surrealitet i elementëve për të eleminuar piktoresken e natyrës, po ashtu siç duhet kjo metafizikë e shpejtësisë për të eleminuar piktoresken natyrale të udhëve. Në të vërtetë, konceptimi i një udhëtimi pa objektiv, pra, pa fund, zhvillohet progresivisht.

Mospranim i kalendarëve turistikë dhe piktoreskë i kurioziteteve, i vetë peizazheve (mbetet vetëm abstraksioni i tyre, në prizmin e zhegut). Në travelling-un pastër asgjë nuk është më e huaj sesa turizmi, ose dëfrimi. Ja përse ai realizohet më mirë në banalitetin ekstensiv të shkretëtirave, ose në atë të metropoleve, po ashtu shkretëtinorë jo të marra si vende të qejfit, apo të kulturës por televizualisht, si scenery, si skenarë. Ja përse ai realizohet më mirë në nxehtësinë ekstreme, si formë e ëndshme deterritorializimit trupit. Përshpejtimi molekulave në nxehtësi sjell një humbje subtile të kuptimit. Anipse përtej dokeve që lypsen të zbulohen është imoraliteti hapësirës përshkuese ai që llogaritet. Është ajo, dhe distanca pastër, dhe çlirimi prej sociales që llogariten. Këtu, në shoqërinë më morale të mundshme, hapësira është me të vërtetë imorale. Këtu, në shoqërinë më të përshtatshme, dimesionet janë imoralë. Është ky imoralitet që e bën distancën të lehtë dhe udhëtimin të pafund, është ai që i shlodh muskujt nga lodhja.

 Udhëtimi me veturë është një formë spektakolare e amnezisë. Gjithçka për t’u zbuluar, gjithçka për t’u harruar. Sigurisht, ka një tronditje parake prej shkretëtirave dhe lëbyrjes kaliforniane, por kur ajo nuk ekziston më, atëhere fillon shkëlqimi i dytë i udhëtimit, ai i largësisë së madhe, i largësisë së pazgjithshme, i pafundësisë së fytyrave dhe largësive anonime, apo i disa formacioneve gjeologjike të mrekullueshme, që tevona, nuk shfaqin vullnetin e kërkujt, gjithë duke ruajtur të pacënuar imazhin e tronditjes. Ky travelling nuk njeh përjashtim: kur ai të çon mbi një fytyrë të njohur, mbi një peizazh familiar, apo mbi një deshifrim të çfarëdoshëm, magjia ndërpritet magjia amnezike, asketike, asimptotike e zhdukjes, bie në emocionalitetin dhe në semiologjinë mondane.

Ka një ngjarje, ose një nervëzim, të tjetërsojtë për këtë lloj udhëtimi, dhe, kësisoj, një tip të veçantë lodhjeje. Diçka si një fijëzim të muskujve, tendosur nga nxehtësia e tepërt dhe shpejtësia e tepërt, nga tepria e gjërave të kundruara, të ndritshme, të përshkuara, të harruara. Shtendosja e trupit të rraskapitur nga shenjat e zbrazëta, nga gjestet funksionale, nga lebyrja verbër e qiellit dhe e largësive somnambulike, është shumë e avashtë. Befas gjërat bëhen të lehta, teksa kultura kultura jonë, rrallohet. Dhe kjo formë spektrale e qytetërimit që e kanë shpikur amerikanët, formë efemere dhe shumë e afërt me zalinë duket papritur si më e mira që është përshtatur në gjasshmëri dhe në vetë gjasshmërinë e jetës që na pret. Forma që zotëron perëndimin amerikan dhe pa dyshim, të gjithë kulturën amerikane, është një formë sizmike: kulturë fraktare, brendaindore, lindur prej një çarjeje me Botën e Vjetër l, kulturë e prekshme, e brishtë, e lëvizshme, sipërfaqësore – aty duhet qarkulluar sipas të njëjtave rregulla për të kapur lojën: rrëshqitje sizmike, teknologji të buta.

 Në këtë udhëtim nuk ka pyetje tjetër përveç: gjer ku mund të arrihet në shfarosjen e kuptimit, gjer ku mund të ecet në formën e pashembullt shkretëtinore, pa e pësuar dhe, sigurisht, me kushtin të ruhet joshja ezoterike e zhdukjes? Në këtë rast çështja teorike materializohet te kushtet objektive të një udhëtimi, i cili nuk është më i tillë dhe, kësodore, përmban një rregull themelor: atë moskthimit. Bash aty është e gjithë çështja.

Dhe çasti themelor, brutal, është ai i ashiqaritetit se nuk ka fund se s’ka më arsye përse të marrë fund. Përtej një farë pike është vetë lëvizja që ndryshon. Lëvizja që përshkon hapësirën me vullnetin e vet shndërrohet në një përthithje prej vetë hapësirës fund i rezistencës l, fund i vetë skenës së udhëtimit (saktësisht si reaktori, i cili nuk është energji e depërtimit në hapësirë, por lëshohet duke krijuar përpara tij një zbrazëti që e përthith në vend që të marrë mbështetje tek rezistenca e ajrit, sipas skemës tradicionale). Kësisoj është mbërritur pika centrifuge, ekscentrike, ku qarkullimi prodhon zbrazëtinë që ju përthith

Ky çast i kthesës është gjithashtu edhe i shembjes potenciale. Jo tamam prej vetë distanca dhe nga nxehtësia, nga përparimi tek shkretëtira e dukshme e hapësirës, por nga përparimi i parikthyeshëm në shkretëtirën e kohës.

 To-morrow is the first day of your life.


[1] Mormonët – një sekt i vjetër fetar, me cilësi tipike amerikane, që besojnë tek bibla, por jo tek mënyra si është shkruar ajo (shënim i përkthyesit).


Shqipëroi: Balil Gjoni
Shtëpia botuese: Zenit Editions, 2009


© RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *