Lajme

Tenderi i AKSHI-t/ 500 mijë dollarë për të parë ankesat për korrupsion

500 mijë dollarë do të jetë fatura që do të paguhet nga buxheti i shtetit për të ngritur një sistem të menaxhimit të denoncimeve të korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë.

Në kohën kur në media po publikohen fakte pa fund dhe kur opozita ka hapur dosje me vlerë miliona euro, qeveria ka publikuar procedurën për të menaxhuar shkresat që mbërrijnë elektronikisht apo me letër nga qytetarët.

Lexo më shumë  13 vjet nga rënia, Sveçla: Enver Zymeri u kthye në shembull e motiv për qindra vajza e djem të Kosovës

Por në fakt edhe vetë kryeministri Rama ka premtuar se do të dërgojë në SPAK çështjet e korrupsionit, premtime që në fakt deri më tani janë harruar.

Teksa vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, disa herë ka dalë në publik duke bërë deklarata mbi zbulime dhe shkarkimin e disa zyrtarëve.

Pas kësaj gjithçka e ka kapluar heshtja.

Sa i përket tenderit në fjalë kompania fituese do të duhet të realizojë punimet brenda 9 muajve dhe do të duhet të mirëmbajë sistemin për dy vite të plota.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëtoi në Paris për të mbështetur sportistët e Kosovës në Olimpiadë

Në fakt Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit kishte parashikuar një fond prej rreth 63 milionë lekësh.

Në garë mori pjesë kompania intek që kërkoi 61 milionë lekë dhe bashkimi i operatorëve “IkubINFO” dhe “Infosoft Systems” që për të realizuar sistemin ofruan 59,3 milionë lekë.

Në dokument nuk shfaqen subjekte të skualifikuar ndaj dhe kontrata iu dha shumës më të lirë të kërkuar për këtë procedurë./Ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *