Bota

Lëshohet urdhër për të ndaluar hyrjen e Dodikut në vendet ushtarake

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH), Zukan Helez, i ka lëshuar një urdhër Shefit të Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të BiH (FA BiH) që të mos lejojë Presidentin e Republikës Srpska (RS), Milorad Dodik, Kryetarin e Parlamentit të RS, Nenad Stevandiç dhe Kryeministrin e entitetit, Radovan Vishkoviq, të hyjnë në vendet ushtarake.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Urdhri vjen përpara Ditës së Ushtrisë së RS dhe Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të BiH, e cila festohet të hënën, më 12 maj.

Ngjarja qendrore do të mbahet në kazermat e Kozarës në Banja Luka.

Gjykata e BeH ka lëshuar një urdhër të brendshëm për Dodikun, Stevandiqin dhe Vishkoviqin, sepse ata vazhdimisht iu përgjigjën thirrjeve të prokurorisë për t’u marrë në pyetje nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”, raporton N1.

Lexo më shumë  Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqe

Rruga Press

YouTube player