KryesoreOpinion/Aktualitet

Nga Kongresi i Lushnjes te Sulltani i Bruneit

Shkruan Lutfi Dervishi

Gratë shqiptare e fituan të drejtën e votës më 9 shkurt 1920, gjatë Kongresit të Lushnjës, në një periudhë kur vendi po kërkonte të konsolidohej si shtet i pavarur. Një hap përpara për një shoqëri që sot, për çudi, nxjerr në fushatë Laje e Zegjine.

Ndërkohë, gratë franceze e fituan këtë të drejtë më 21 prill 1944, afër fundit Luftës së Dytë Botërore, si pjesë e një vale reformash që synonin të demokratizonin shoqërinë franceze pas pushtimit nazist. Një tjetër kujtesë se edhe një komb që na mësoi fjalët “revolucion”, “liri”, “barazi”, e ka zvarritur për dekada

Lexo më shumë  “Kjo nuk është rruga e duhur”: Shkencëtarët kërkojnë ndalimin e projekteve në Vjosë–Nartë

hapin drejt barazisë.

Gratë greke e fituan të drejtën e votës më vonë, në vitin 1952, si pjesë e procesit të rimëkëmbjes së pasluftës dhe modernizimit politik të vendit. Një vend që dikur i këndonte perëndeshave të mençura dhe luftëtareve të pamposhtura, por që për dekada u mendua se gratë nuk mund të vendosnin dot as për kryetarin e komunës.

Por ndoshta më e habitshmja është se gratë zviceriane morën të drejtën e votës vetëm më 7 shkurt 1971, duke e bërë Zvicrën një nga vendet e fundit në Evropë që e njeh këtë të drejtë themelore për gjysmën e popullsisë së saj. Për një komb që na mësoi precizionin e orëve dhe neutralitetin politik, duket se barazia gjinore kishte ngecur në ndonjë nga bodrumet e thella të bankave.

Lexo më shumë  PNUD hedh alarmin për të moshuarit në Shqipëri, po troket kriza humanitare

Në Arabinë Saudite, burrat dhe gratë kanë të drejtë vote vetëm për zgjedhjet lokale. Parlamentin e zgjedh Mbreti.

Ndërkohë, në Sulltanatin e Bruneit nuk kanë të drejtë vote as burrat, as gratë. Sulltani vendos për të gjithë, duke kursyer popullin nga stresi i fushatave, premtimeve të rreme dhe makthi i fjalës së pambajtur.

Sulltani i Bruneit e lejon Tiktok-un.

Rruga Press

YouTube player