Lajme

Lela: Rama ka lobuar personalisht te shefja e Reporterëve pa Kufij në Paris për raportin e medias

Në emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela tha se Rama ka lobuar te shefja e Reporterëve pa Kufij.

Ai shtoi se një lobim i tillë i Ramës është reflektuar edhe në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij duke e renditur vendin tonë 7 vende më mirë këtë vit.

Lexo më shumë  Krasniqi: Opozita e 2015-s e çoi Gjykatën Speciale në Kushtetuese, presioni për miratimin e saj ishte i paparë

Lela: Jam në dijeni të një fakti, edhe pse shumë njerëz do të thonë se është teori konspiracioni, të një takimi të Ramës, ose një lobimi personal të tij në Paris me shefen e Reporterëve pa Kufij, gjë e cila ka përmbysur edhe raportin e tyre.

Reporter pa kufij në vijimësi kanë qenë shumë kritikë në disa raste dhe unë e di për fakt lobimin personal të kryeministrit dhe mesa duket është reflektuar edhe në raportin e këtij viti. Është një rritje dhe një përmirësim me 7 vende gjë të cilën nuk e shohim në realitet.

Rruga Press

Lexo më shumë  Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Lawton: ShBA-ja e përkushtuar për integritetin territorial të Kosovës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *