Lajme

Haxhiu: PDK-ja e Hashim Thaçi kanë dashur t’i amnistojnë krimēt e Serbisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është përgjigjur deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha, duke thënë se partia që ajo përfaqëson ka bërë përpjekje që t’i amnistojë politikisht krimet që i ka kryer Serbia në Kosovë.

Haxhiu ka thënë se është e papranueshme që të mos njihet kontributi i kësaj qeverie për adresimin e krimeve të luftës. Ajo ka thënë se me Deklaratën për Personat e Zhdukur, Serbia bëhet përgjegjëse për krimet e zhdukjes me forcë.

“Për herë të parë, çështja e të zhdukurve po trajtohet me prioritet nga Qeveria. Nënshkrimi i Deklaratës për të Zhdukurit e bën Serbinë përgjegjëse për krimin e zhdukjes me forcë të qytetarëve tanë. Për herë të parë, përmes një dokumenti zyrtar, Serbia pranon krimin e bërë dhe obligohet që të japë informacione për varrezat masive. Obligohet të mos pengojë gërmimet, siç ka ndodhur në vazhdimësi. Me atë deklaratë, Serbia pranon krimet shtetërore mbi popullin e Kosovës. Është e papranueshme që një deputete e Kuvendit thotë që Serbia nuk e obligon, pasi kjo është ajo që Serbia do që të dëgjojë. Është e papranueshme të mos njihet kontributi i Qeverisë për adresimin e krimeve të luftës. Ka pasur përpjekje nga qeveritë e kaluara, nga njerëzit e PDK-së, të amnistohen krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë”, ka thënë ajo në Kuvend të enjten.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq për mosdeklarim të pasurisë

Haxhiu më i është drejtuar ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuqi, i cili flet rreth amnistimit të krimeve të luftës.

“Këtë qasje e ka ndjek PDK-ja, këtë qasje e ka ndjek edhe Hashim Thaçi. Po të mos ishte adresuar nga mediat dhe opozita e asaj kohe, ka pasur përpjekje për amnistimin e krimeve. Juridikisht s’mundet, por politikisht ka pasur përpjekje. Prandaj Serbia është amnistuar në kohën që ju keni qeverisur. Ju lutem mos flisni gjëra që as vetë si besoni. Serbia është shfajësuar në kohën kur keni qeverisur ju”, ka thënë Haxhiu.

Lexo më shumë  Kurti përkujton masakrat në Pejë: Serbia duhet të japë përgjegjësi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *