Lajme

“Leku letër”, tenderi 400 mijë dollarë i Blendi Gonxhes për kartona me logo

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, e cila drejtohet prejt vitesh nga Blendi Gonxhja, është kthyer në një institucion ku shprehja “leku letër” merr më shumë kuptim.

Gonxhja menaxhon një institucion me dhjetra miliona euro të ardhura, ku përveç taksave të automjeteve, përfshihen edhe ato nga kolaudimi.

Dhe duket se drejtori me mbiemrin e një luleje e ka kuptuar që milionat e eurove duhen shpenzuar, ku forma më e mirë është përmes tenderave.

Kohët e fundit, Gonxhja ka prokuruar miliona euro apo dollarë për rikonstruksione godinash, investime që duhej t’i kishte bërë koncesionari i kolaudimit. Por, Gonxhja, në vend që të rikthejë mbrapsht vlerën e investimit, përmes të ardhurave, po shpërdoron sërish para publike, apo më saktë paratë e qytetarëve, të cilët presin që ato pagesa t’u kthehen në shërbime.

Lexo më shumë  Shpërthimi në Zveçan, flet serbi: U sulmova se bashkëpunova me shqiptarët

Në fakt “shërbime” po marrin vetëm drejtuesit e institucioneve, të cilët janë vënë në radhë se kush shpërdoron më shumë. Kohët e fundit, Gonxhja ka qenë shumë aktiv me tendera, ku para disa ditësh Boldnews.al denoncoi se si ai po “sajdiste” me para publike disa të kallëzuar si “zhvatës të kredive”.

Akuza ka pasur edhe për bashkëshorten dhe djalin e tij, të cilët kanë hapur firma me objekt transportin. Pra, nga njëra anë Blendi drejton DPSHTRR-në dhe nga ana tjetër familjarët e tij fitojnë tendera nga institucionet publike (jo nga DPSHTRR).

A thua s’ka “dorë” Blendi?! Por, nëse s’ka “dorë” apo influencë, si i shpenzon paratë publike drejtoria e tij?!

Lexo më shumë  “Bllokimi i qytetarëve të Kosovës”, Von Cramon: Serbia të ndalojë së turpëruari veten, të sigurohet liria e lëvizjes
Faksimile: DPSHTRR ka hapur tender 400 mijë USD për blerje letra

Natyrisht, paratë bëhen “rrush e kumbulla” me tendera. Duke bërë procedura më shumë teknike, apo duke specifikuar si duhet një produkt, eliminohen kompanitë e tjera dhe fitues del “i preferuari”.

Por, sot po ndalemi te një tender i shpallur nga DPSHTRR, ku drejtori Blendi Gonxhja ka hapur tenderin me objekt “blerje letër dhe karton me logo”.

“Fondi i akorduar nga drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve te Transportit Rrugor Tiranë është 38.286.000 lekë” thuhet në dokumentet që disponon Boldnews.al, ndërsa duke i shtuar edhe TVSH-në shuma shkon në plot 400 mijë euro. Dhe ja, me një të rënë të lapsit, Gonxhja i shpenzoi plot 400 mijë USD, duke faktuar shprehjen që në këtë drejtori “leku është letër”./ Boldnews.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *