Lajme

Lejimi i kanaleve të Serbisë në Kosovë, deputeti Basha: Besoj se vendimi i KPM-së është tradhti kombëtare

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kritikuar  sërish anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), lidhur me shfuqizimin e vendimit për pezullimin e kanaleve “Arena” të Serbisë dhe lejimi që ato të shfaqen sërish në Kosovë.

Në reagimin e tij, Basha edhe sot ripërsëriti se është i bindur se nuk ka njeri normal që e lejon operimin e platformave që kërcënojnë shtetin e Kosovës dhe u thurin lavde terroristëve që kanë vrarë policë shqiptarë.

Lexo më shumë  Kosova po krijon qendër për AI, ministri Jagxhiu jep detajet

Ai ka shpjeguar si është marrë vendimi që favorizon Telekomin e Serbisë dhe në këtë rast shkon në dëm të Telekomit të Kosovës.

Për këtë dhe arsye tjera, deputeti Basha thekson faktin se është i bindur që besoj se vendimi i Bordit të KPM-së është tradhti kombëtare.

Kujtojmë se pak ditë më parë anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM),morën një vendim dhe lejuan të transmetohen në Kosovës kanalet e Serbisë “Arena”, që shfaqën mesazhe mbështetëse për terroristët që kryen sulmin më 24 shtator 2023 në Banjskë.

Lexo më shumë  “Punët për Shqipërinë”, Rama në fushatë për të mbuluar dështimet

Serbia në minutën e fundit. Pra nuk e kanë futur si pjesë të rregullt të rendit të ditës, por kanë pritur në fund të mbledhjes, dhe e kontrabandojnë shpejtë tek “të ndryshmet,” pra te pika e fundit që zakonisht trajtohen ceshtje të rëndësisë jo shumë të lartë.

YouTube player