KryesoreLajme

Ministri Maqedonci: Kemi rritje të buxhetit për Ushtrinë, janë 115 milionë euro të shpenzuara për blerje të armatimeve

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se vitet e fundit është dyfishuar buxheti për ushtrinë dhe aktualisht shuma e ndarë është 204 milionë euro nga 102 milionë sa ishte vitin e kaluar.

Ai theksoi se nga buxheti i tërësishëm, janë 115 milionë euro që janë shpenzuar për blerje të armatimit.

Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me raportin vjetor të punës për 2023, ministri Maqedonci tha në këtë raportim do të flasë edhe për çështje më të ndjeshme, dhe se ajo pjesë e diskutimit s’do të mund të ndahet me publikun.

“Ndër çështjet të cilat do të diskutohen janë edhe çështjet e klasifikuara që besoj që nuk duhet dhe nuk mund të ndahen me publikun dhe mund t’i diskutojmë në pjesën e mbyllur të këtij raportimi”, tha Maqedonci.

Ministri foli fillimisht për programin edukativ “edukimi për siguri” për klasat e 11-ta.

Në vitin e kaluar, Maqedonci tha se në kuadër të këtij programi “janë mbajtur ligjërata në 8 kazerma të Ushtrisë së Kosovës me pjesëmarrjen e 2100 nxënësve”.

“Gjatë këtij viti dhe në vitet në vijim planifikojmë që ta avancojmë këtë program”, tha ai. “Tashmë në kuadër të Ministrisë së Arsimit është si lëndë zgjedhore ky program”.

Maqedonci lavdëroi punën e ushtarëve të FSK-së në aktivitetet gjatë vitit të kaluar, duke theksuar se ata treguan suksese edhe në angazhimet jashtë vendit. Ndërsa për buxhetin, tha se e kanë dyfishuar atë.

Lexo më shumë  Kërcënohen dy pjesëtarë të forcave të KFOR-it/ Policia e Kosovës jep detaje

“Gjatë vitit 2023 kemi rritje të buxhetit ka qenë 102 milionë euro. Rritja e kapaciteteve operacionale gjatë vitit 2022 është shpallur një konkurs për 627 rekrute të ndara në dy grupe të cilat këtë kanë filluar punën si pjesëtarë të FSK-së. Gjatë këtë viti është bërë rritja e pagave për ushtrinë duke pasur në fokus ushtrinë. Ushtarët i është rritur paga nga 422 në 588 euro”, deklaroi ministri.

Rruga Press

YouTube player