Bota

Lavrovi në delir: Ukraina ka plane për të blerë armë bërthamore; nuk mund të mos i përgjigjemi këtij rreziku

Rusia e konsideron të papranueshëm faktin që në Evropë ka ende armë bërthamore amerikane.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavarov, ka deklaruar në Konferencën e OKB-së se ka ardhur koha që armët bërthamore amerikane në Evropë të kthehen në vendin e prodhimit, pra në SHBA.

“Është koha që armët bërthamore të kthehen në Shtetet e Bashkuara,” tha ministri i jashtëm rus. Lavrov pritej të shfaqej personalisht në Gjenevë, por ndalimet e udhëtimit e penguan.

“Sot, rreziqet që paraqet regjimi i [Presidentit ukrainas] Zelenskyt për vendet fqinje dhe sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi janë rritur ndjeshëm, pasi autoritetet e ngritura në Kiev kanë nisur lojëra të rrezikshme në lidhje me planet për të blerë armët e tyre bërthamore”, tha Lavrovi gjatë një fjalimit të tij.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

“Ukraina ka ende teknologji bërthamore sovjetike dhe mjete për dërgimin e armëve të tilla. Ne nuk mund të mos i përgjigjemi këtij rreziku real,” shtoi Lavrovi.

Nëpërmjet video-mesazhit për konferencën ai tha se Rusia ishte e gatshme të fliste për stabilitetin strategjik me SHBA-në, por paralajmëroi se Perëndimi nuk duhet të ndërtojë objekte ushtarake në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Lexo më shumë  Rusët u dërguan në bazën ajrore të Nigerit të pushtuar nga trupat amerikane

Të udhëhequr nga Ukraina, shumë ambasadorë, përfshirë ata të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Australisë, Kanadasë, SHBA-së dhe BE-së, u larguan ndërkohë që Lavrovi filloi të fliste.
Ministri rus pritet të flasë sërish – përmes video-lidhjes – në Këshillin e OKB-së për të Drejta të Njeriut. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *