Bota

OJQ-të thirrje Serbisë të dënojë agresionin rus dhe t’i bashkohet BE-së

15 organizata joqeveritare të Serbisë dënuan agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe u bënë thirrje autoriteteve në Serbi që t’i bashkohen Evropës.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Serbisë që të përgatiten për të ofruar ndihmë për refugjatët, dhe veçanërisht t’u bashkohen vendeve të tjera evropiane në dënimin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ky është një nga momentet e rëndësishme të solidaritetit evropian dhe Serbia, nëse dëshiron të të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, duhet të tregojë se ndan vlerat e tij”, thuhet në deklaratën e qendrës joqeveritare të Beogradit për Politikë dhe Siguri.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Ata u bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave humanitare që të parandalojnë vuajtjet e mëtejshme të popullatës civile dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar.

“Duke angazhuar ushtrinë e saj në Ukrainë, Rusia shkeli Protokollin e Minskut të vitit 2014, i cili vendosi një armëpushim në konfliktin në Ukrainën Lindore. Ajo gjithashtu shkeli Kartën e Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit dhe Memorandumin e Budapestit të vitit 1994. Federata ka vënë në rrezik paqen dhe stabilitet si në Evropë dhe në mbarë botën, dhe pasojat do t’i ndjejnë qytetarët e Serbisë”, thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Organizatat e mbledhura rreth Platformës “Tre Liritë” shprehën solidaritetin me qytetarët e Ukrainës dhe i bënë thirrje udhëheqjes së Federatës Ruse që të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar, të ndalojë vuajtjet e civilëve dhe të ndalojë kërcënimin e një sulmi bërthamor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *