Bota

Lavrovi lë të kuptojë se Rusia synon pushtimin e Moldavisë

Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas gati para një viti dhe duke se nuk do të ndalet me kaq.

Ministri i punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov la të kuptohet se Moldavia mund të bëhet viktima e radhës e agresionit rus.

“Tani po analizojmë rolin në Moldavi”, Lavrov u përgjigj në pyetjen se a do të ketë objektiva të reja shtetit rus.

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Kujtojmë se Rusia tashmë ka rrëmbyer një pjesë të territorit moldav, ku ka mijëra trupa gjenden në rajonin e Transnistrisë, e cila ka shpallur pavarësinë e njëanshme në vitin 1990.

Ndërkohë, Lavrov ka deklaruar sot se është i gatshëm të nis negociatat për përfundimin e luftës me Ukrainën.

Ndryshe, kryediplomati rus është i sanksionuar prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.

Rruga Press

Lexo më shumë  A po përgatitet regjimi i Vuçiqit ta shpallë lëvizjen studentore “terroriste”?
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *