Lajme

23 vite nga masakra që ndodhi natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës

Natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit   2000, “Rojet e urës” në Veri të Mitrovicës vranë 10 shqiptarë  plagosën qindra  të tjerë dhe dëbuan nga qyteti rreth 12 mijë banorë të pjesë veriore. Aksionin spastrues të policës së Serbisë dhe serbëve vendorë të veriut, nuk e penguan forcat franceze të KFOR-it. ‘Rojet serbe të Urës mbi Lumin Ibër, të cilat ishin vendosur në qershor të vitit 1999 vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) kishte thënë se të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe policisë ndërkombëtare. Në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit 2000 janë vrarë Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi. Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MUP-i i Serbisë, në krye me ish-komandantin, Dragan Delibashiq, politikanin tashmë të vrarë serb Oliver Ivanoviq dhe të tjerë. Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviqin, të cilin e kishte dënuar 9 vite burg për krime lufte shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *