Lajme

Lansohet masa e punësimit për gratë e mbijetuara nga dhuna

Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, u lansua “Masa e Punësimit për Gratë e Mbijetuara të Dhunës”. Me këtë rast kryeministri Albin Kurti, tha se pavarësia ekonomike e grave është një shkallë e rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale.

Kurti tregoi edhe procedurat e punësimit përmes kësaj skeme, të grave të cilat janë viktima të dhunës në familje. Ai me tej ka sqaruar se Ministria e Financave do ta subvencionojnë pagën prej 70 për qind për gjashtë muaj.

Lexo më shumë  "Shushica"/ La Repubblica: Shqipëria do të devijojë rrjedhën e një lumi për të furnizuar me ujë resortet bregdetare, rebelohet komuniteti lokal

“Pavarësia ekonomike e grave është shkallë e rëndësishme e sigurisë dhe mirëqenies. Për këtë kemi zbatuar një mori masash. Në kohën e pandemisë kur grave sipërmarrëse u ofruam kredi për investime që ta kenë të lehtë operimin në treg. Vitin e kaluar siguruam që secila familje të ketë të ardhme më të mirë dhe përfituan mbi 2 mijë familje që nuk e kishin asnjë të punësuar. Të gjitha gratë që janë të dhunuara, do të mund të jenë përfitues të kësaj mase. Pas regjistrimit, këshilltarët e punësimit do të angazhohen te bizneset që ofrojnë punë. MPFT do ta subvencionojnë pagën prej 70 për qind për gjashtë muaj. Kur gratë janë në gjendje ta sigurojnë mbijetesën e kanë më të lehtë të kalojnë sfidën që e kishin pasur”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Kurti pritet nga Macroni para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike

Rruga Press

YouTube player