Lajme

Edhe një traditë shqiptare në UNESCO

Tradita shqiptare e shtegtimit të bagëtive është futur në UNESCO, si pjesë e Trashëgimisë Kultuore jo materiale.

Në Botvana të Afrikës Jugore, Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Konferencën e 18, ka votuar përfshirjen e Transumancës, ritin e shtegtimit të bagëtive në Listën e Trashëgimisë Kulturore të Njerëzimit të Shqipërisë.

Lexo më shumë  Konjufca: 23 policët e rënë në detyrë janë shembulli se si mbrohet e ardhmja jonë

Sipas kësaj traditë të lashtë, me ardhjen e verës barinjtë i zhvendosin bagëtitë drejt bjeshkëve për të kullotur, ndërsa ky rit shoqërohet edhe me këngë burimore, festë apo gatime. Ndërkohë, me të ardhur dimri, barinjtë i zhvendosin bagëtitë në stane. Kjo traditë lidhet me ndërrimin e stinëve, përgjatë të cilave ndodh ky migrim dhe tashmë vihet në mbrojtjen e UNESCO-s, si shprehje e shpirtit të bartësve të kësaj tradite.

Shqipëria kandidonte në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë, duke iu bashkuar Austrisë, dhe Italisë, që ishin përshirë më herët, në vitin 2019 me këtë dukuri.

Rruga Press

YouTube player