Lajme

Lajçak: Situatë e re Kosovë-Serbi, nuk duhet të lejojmë krizë

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se vendimi i mbrëmshëm i Prishtinës ka ndryshuar temat dhe planet e vizitës së tij.

Ai nuk ka dashur të komentojë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Prishtina planifikon “stuhi” e re në veri të Kosovës.

“Kemi pasur një bisedë mjaft serioze për situatën, dhe natyrisht se kërkojmë zgjidhje përmes dialogut e jo konfrontimit”, tha Lajçak para gazetarëve.

Lexo më shumë  Prezantohet agjenda e reformave, me të cilën synohet përfitimi i 950 milionëve

Ai tha se tani ekziston një situatë e re, që ia ndryshoi planet dhe temat.

“Kam ardhur në rajon për t’u përgatitur për takimin e radhës të liderëve dhe të flasim për progresin dhe normalizimin e marrëdhënieve, kurse tani duhet ta zgjidhim këtë situatë. Nuk duhet të lejojmë të vijë deri te ndonjë krizë”, shtoi ai.

Kujtojmë që para vizitës në Beograd, Lajçak qëndroi në Prishtinë, ku pati takim me liderët shtetëror, ata partiak, teksa në vazhdim u takua edhe me përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës. 

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *