Bota

Këshilli Evropian merr sot vendim për të hapur negociatat me Shqipërinë

Këshilli Evropian do të marrë sot vendim për të hapur negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Lajmi konfirmohet për mediat nga burime diplomatike.

Në Samitin e Madridit që po mbahet prej dy ditësh, pritet që sot krerët e vendeve të BE-së të fusin në rend dite edhe “dosjen” e Shqipërisë.

Pak ditë më parë gjatë takimit në Bruksel, krerët e Unionit nuk arritën të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos së Bullgarisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *