Bota

Laboratori i epokës sovjetikës, ku Putin mban armë biologjike

Mund të duket si streha e një krimineli nga një film i James Bond, por në fakt kjo është një ndërtesë e epokës sovjetike në Siberi ku dyshohet se fshihet sot arsenali i armëve biologjike të Vladimir Putin.

Qendra Shtetërore për Kërkime mbi Virologjinë dhe Bioteknologjinë në Novosibirsk mendohet të ketë në posedim sëmundje shkatërruese si lija dhe antraksi apo dhe patogjenë vrasës si Ebola.

Lexo më shumë  Mesazhet në Sky ECC zbulojnë financimin e serbëve në Mal të Zi nga djali i Aleksandar Vuçiqit dhe lidhjet me botën e krimit

E hapur gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë në 1974 si një qendër kërkimore për bioterrorizmin, ajo është ende një nga vendet më të mbrojtura të Rusisë, e rrethuar me tela me gjemba dhe ushtarë të armatosur në portat e saj.

Ajo konsiderohet një prej 59 bio-labatorëve me siguri maksimale në botë, një status që e ndan me Institutin e Virologjisë në Wuhan.

Objekti i fshehtë është vendosur në ultësirën e Siberisë jugperëndimore në kufirin me Kazakistanin, një nga vendet më të ashpra dhe më të izoluara në tokë, ku temperaturat mund  arrijnë deri në -35 C në dimër.

Lexo më shumë  Forcat ajrore britanike përdorin për herë të parë dronë për të monitoruar aktivitetin e marinës ruse pranë brigjeve britanike

Zyrtarisht, laboratori tani fokusohet në zhvillimin e vaksinave për viruset vdekjeprurëse. Vitin e kaluar nisi kërkimet mbi viruset parahistorike të gjetura në kuajt paleolitikë të gjetur në akujt e shkrirë e në Siberi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *