Bota

Ukraina thotë se janë pajtuar me Rusinë në një pikë të bisedimeve

Pas bisedimeve të paqes midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas, të dy palët kanë rënë dakord të ofrojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve.

Një zyrtar ukrainas tha se marrëveshja përfshin një armëpushim të mundshëm të përkohshëm gjatë evakuimeve.

Pala ukrainase tha se nuk mori rezultatet që donte pasi kishte hyrë në bisedime duke shpresuar për një armëpushim të plotë dhe tërheqje të rusëve, por kjo mund të sinjalizojë një hap pozitiv.

Lexo më shumë  Avionët luftarakë ngrihen në Poloni pas sulmeve ruse me dronë ndaj Ukrainës

Zyrtarët kanë rënë dakord të mbajnë së shpejti një raund të tretë bisedimesh.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Putini në telashe, Rusia më shumë po humb territore se po fiton në Ukrainë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *