Lajme

Kurti: Zhdukja e Ukshin Hotit është krīm i pazbardhur i Serbisë

Të martën janë bërë 24 vjet nga zhdukja e profesorit Ukshin Hoti. Me këtë rast kryeministri Albin Kuti në një status në Facebook ka shkruar se zhdukja e tij është krim i pazbardhur i Serbisë.

“Zhdukjet me forcë gjatë luftës në Kosovë ishin pjesë e projektit serb “Patkoi” për shfarosjen e shqiptarëve”, ka shkruar Kurti në Facebook, duke shtuar se Hoti pas torturave që i përjetoi si i burgosur politik nga regjimi serb, u lirua nga burgu në mes të luftës e pas lirimit më 16 maj 1999, ai u zhduk.

Lexo më shumë  Kurti në Studime: Të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë dhe përkushtimin për drejtësi

“Sot e gjithmonë, e kujtojmë profesorin e së drejtës ndërkombëtare, Ukshin Hoti. Mbetet i paharruar për përkushtimin e pashembullt, thellësinë e mendimit dhe madhështinë e thjeshtësisë së tij. Me mungesën e madhe për të, nderojmë jetën dhe veprën e Ukshin Hotit”, ka shkruar kreu i Qeverisë.

Kurti ka shkruar se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të resht së kërkuari të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit gjatë luftës dhe të gjitha krimet e kryera nga Serbia.

Sipas tij me deklaratën pёr personat e zhdukur, Serbia pas 24 vjetësh ka pranuar krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës. “Serbia ka hyrë në një marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës përmes së cilës ka pranuar obligimin ndërkombëtar që të jep çdo informacion, përfshirë ato të inteligjencës dhe ato ushtarake, të cilave pushteti atje u kishte dhënë status të klasifikuar për t’i ikur përgjegjësisë ndërkombëtare përmes fshehjes së dëshmive, për t’i dhënë përgjigje fatit të personave të zhdukur me forcë në luftën e fundit në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *