Lajme

Kryeministri Kurti vizitë të beftë në Britaninë e Madhe, takohet me ministrin e jashtëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimeve që kishte në Bruksel ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe

Kjo vizitë ishte e paparalajmëruar ndërsa sot Kurti është takuar me ministrin e jashtëm të Britanisë, James Cleverly.

Këtë e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në Britani, Ilir Kapiti.

“Takim konstruktiv mes kryeministrit Albin Kurti dhe Sekretarit të Jashtëm James Cleverly për zhvillimet e fundit në Kosovë. Marrëdhëniet e forta dhe unike mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës u rikonfirmuan edhe një herë”, ka shkruar Kapiti  në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
YouTube player