KryesoreLajme

Sveçla pas lirimit të policëve: Serbia vazhdon me lojërat e saj

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pas lirimit të policëve ka thënë se Serbia vazhdon me lojërat e saj.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se policët sot kthehen në Republikën e Kosovës, në familjet e tyre e në radhët e Policisë së Kosovës.

Ka shtuar se ata do të bashkohen me kolegët e tyre në misionin e përbashkët për rend e ligj, siguri e sovranitet në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë, përndjekja e tyre nga Serbia do të vazhdojë në liri. Konfirmimi i aktakuzës dhe lirimi në procedurë të rregullt është vazhdim i orvatjeve të Serbisë për të mbuluar agresionin policoro-ushtarak brenda territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Kuvendi voton disa marrëveshje ndërkombëtare

Ka shtuar se policët kanë qenë në detyrë zyrtare, brenda territorit të Republikës dhe duke kryer detyrën e tyre në mbrojtje të integritetit, sovranitetit të vendit dhe luftim të kontrabandës.

Sipas tij, ata duhet të lirohen pa kushte dhe Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për cenimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gëralla, i ka falënderuar vendet aleatë pas lirimit të policiëve, që u rrëmbyen javë më parë nga autoritetet serbe. Ajo shkroi në Twitter se policët po i shërbenin me zell rendit dhe ligjit në betejën kundër krimit të organizuar “kur u rrëmbyen nga regjimi i Vuçiqit”.

Lexo më shumë  Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit

“Ata po i shërbenin me zell rendit dhe ligjit në betejën tonë kundër krimit të organizuar kur u rrëmbyen nga regjimi i Vuçiqit. Falënderojmë të gjithë aleatët tanë për sigurimin e lirisë së tyre”, shkroi ministrja.

Rruga Press

YouTube player