Lajme

Kurti: Borrelli dhe Lajçaku ishin në sinkron me Serbinë në takimin e 14 shtatorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin e 14 shtatorit ka shkuar me propozim konkret.

Propozimi i tyre bazohej në parimin e gjithëpërfshirjes që nënkupton që çdo nen duhet të përfshihet në planin e zbatimit të sekuencimit.

Ai ka thënë se parimi i gjithpërfshirjes nuk është i pazakontë në planet zbatuese të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kurti ka thënë se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel, kishte koordinim dhe sinkronizim të qëndrimeve mes përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Në aneks përcaktohet në tri klauzola specifike që çdo nen i marrëveshjes bazike duhet zbatuar dhe gjithashtu që palët nuk duhet të shprehin obstruksione në ndonjë nen. Në takimin e parë, bilateral me Borrellin dhe Lajçakun, më është kërkuar që të kalojmë menjëherë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar me nenin 7 të marrëveshjes bazike në lidhje me nenin 10. Ua bërë të qartë se një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnim pa u dakorduar në mënyrë të plotë për planin e zbatimit të sekuencuar. Aq më shumë për shkak se Vuçiqi ka një kohë që deklaron se nuk ka pranuar një marrëveshje me Kosovën dhe do ta zbatojë atë vetëm në përputhje me linjat e kuqe të Serbisë”, ka thënë ai.

Borrellit e Lajçakut ua ka bërë të ditur se hapi i parë duhet të jetë dakordimi i një hapi të sekuencimit, ku përfshihet nënshkrimi i marrëveshjes bazike.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Ka shtuar që në takimin e parë nuk arritën asnjë dakordim minimal, kjo pasi sipas tij, “qëndrimi i zotërinjve Borrell dhe Lajçak ishte që sekuencimi i zbatimit të marrëveshjes duhet të bëhej në një mënyrë të tillë që të ishte e pranueshme edhe për Serbinë që e donte Asociacionin si prioritet dhe heqjen e neneve të njohjes së ndërsjellët”.

Kurti ka thënë se në takimin trilateral, “u ekspozova përball një skenari që Lajçaku e kishte dizajnuar kohë më parë”.

Ai ka thënë se pasi propozoi një plan të sekuencimit të punuar nga Republika e Kosovës, presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar.

Të dy kanë thanë, që ky plan është shumë jorealist.

“Unë në plan nuk kisha shpikur e shtuar asgjë. Pasi u refuzova në sinkroni nga Vuçiqi e Lajçaku, ua shtrova një pyetje bazike: ‘Pasi po refuzoni  propozimin tim, më thoni nëse Serbia ka bërë ndonjëherë ndonjë propozim të ndonjë plani të sekuencimit’. Lajçaku tha që po, me bindje të plotë, gjithashtu edhe Serbia tha po. Unë u kërkova ndonjë dokument, por nuk mu dha. Pas shumë insistimeve mu soll një dokument që mu tha se është propozimi i Serbisë për planin e sekuencimit”, ka thënë ai. “Pasi përfunduan takimet dhe pas daljes time në media ndërmjetësi lëshoi një dokument sekuencimi që tha se Vuçiqi e pranoi e Kurti e refuzoi. Një informacion i tillë është i pavërtetë… Dokumenti i tillë i Lajcakut ishte refuzuar më 19 korrik nga z.kryeministri Bislimi. Pse kjo katrahurë informacioni nga zyra e Lajçakut… Më 14 shtator pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi dhe kundër marrëveshjes në përgjithësi… Ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në plotëni ose nuk mund të zbatojmë atë që do Serbia. Kjo logjikë ka vdekur”.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Kryeministri i Kosovës ka shtuar se Serbia dhe ndërmjetësuesit e BE-së patën pozicionim të qartë kundër Kosovës ne përgjithësi, e kundër Marrëveshjes Bazike në veçanti.

“Ata kanë shkuar shumë larg, ose do të zbatojnë Marrëveshjen Bazike në plotëni, ose nuk mund të zbatojnë vetëm ato që i do Serbia. Kjo logjikë ka vdekur e nuk do të ecën tutje”, ka deklaruar Kurti.

Paralajmërimet e presidentit, Aleksandar Vuçiq, u futën në planin gjithëpërfshirës, derisa ka shtuar se në zyrën e Lajçakut është krijuar katrahurë informacioni.

“S’e pranova një skenar të tillë pasi për mua një marrëveshje e tille ekziston e s’mund të zhbëhet nga askush. Pas daljes nga takimi, ndërmjetësuesi lëshoi një dokument që tha se Vuçiqi e pranoi, e Kurti e refuzoi. Një informacion i tillë është i pavërtetë. Në atë plan të Lajçakut zbatohet ajo që Serbia e kërkon” ka shtuar ai.

Rruga Press

YouTube player