KryesoreLajme

Kurti: Thirrjet e opozitës janë për pezullim të shtetit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se thirrjet e opozitës për të mos shkuar në zyrë të kryeministrit, për shkak të certifikimit si deputet, janë “thirrje për pezullim të shtetit”. Tek ka komentuar arsyetimin e opozitës se Kurti dhe kabineti i tij nuk janë dorëhequr nga postet qeveritare që të bëhen deputetë, Kurti ka thënë se është i dorëhequr që nga 23 marsi kur ka përfunduar mandatin e rregullt.

“Konstituimi i Kuvendit dje u pamundësua sepse partitë opozitare PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK nuk votuan për verifikimin e mandateve. Ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatin e deputetit po kërkojnë nga unë që formalisht të mos jem kryeministër. Ne jemi në detyrë dhe i dorëhequr efektivisht që nga 23 marsi kur e kemi përmbyllur mandatin e rregullt dhe të plotë 4-vjeçar. Nga ajo ditë e deri te legjislatura e re qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësitë që i takojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Kurti teksa ka shtuar se për statusin e qeverisë e ka njoftuar me letër edhe kryeparlamentarin e deritashëm.

Lexo më shumë  VLEN: Mbështetje prej 40 milionë euro për masat për punësim, angazhohemi që të punësojmë sa ma shumë

“Më shumë se kaq, nuk është e mundshme të jepet dorëheqje. Më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucioneve”, ka thënë ai teksa e ka quajtur thirrjen e opozitës “të pamatur” e me qëllim “për ta lënë shtëpinë pa zot shtëpie”.

Ai ka thënë se Ligji për Qeverinë e sqaron që qeveria në dorëheqje duhet të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësitë deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Në kuadër të kësaj ka thënë se është edhe mbledhja e të mërkurës.

Lexo më shumë  Kurti: Rritja e pranisë së Ushtrisë së Serbisë në kufi, reaksion ndaj “Defender Europe 25”

“S’ka ndalim funksionimi. Shteti s’mund të ketë vakuum qeverisje. Qeveria s’mund të ketë ndalesë funksionimi”, ka shtuar Kurti, teksa ka marrë si shembull zgjedhjen e ish-kryeministrave Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj që kanë vazhduar për disa muaj rolin e kryeministrit në dorëheqje.

YouTube player
sqhrenfrdeit