Bota

Aksioni i ukrainasve rezultoi me shkatërrimin e tankeve, autoblindave e motoçikletave ruse – pamje nga sulmi i koordinuar

Brigada ukrainase Hetman Bohdan Khmelnytsky ka publikuar në Facebook, pamjet që tregojnë se si ushtarët ukrainas arrijnë të shkatërrojnë rreth 20 motoçikleta të ushtrisë ruse si dhe mbi 20 automjete të blinduara – përfshirë tanke, autoblinda dhe pajisje tjera ushtarake.

Ukrainasit vlerësojnë se afro 200 ushtarë rusë janë eliminuar në këtë sulm, pavarësisht se nuk e kanë treguar lokacionin e saktë se ku është regjistruar ky sulm.

Lexo më shumë  Biden dënon qasjen e Trumpit për sigurimet shoqërore

Rusët tentonin të depërtojnë në linjat mbrojtëse të ukrainasve duke përdorur motoçikleta, por as kjo nuk u ndihmoi për faktin se operatorët ukrainas të dronëve i lokalizuan dhe i goditën.

Pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin momentin kur dronët godasin direkt ushtarët rusë që gjendeshin në motoçikleta.

Gjithashtu shihet kolona me tanke e autoblinda që në sulmin e koordinuar shkatërrohen – duke bërë që pjesa tjetër e ushtrisë ruse që merrte pjesë në këtë betejë të tërhiqet.

Lexo më shumë  Danimarka do të dërgojë ushtarë për stërvitje në Ukrainë

YouTube player