KryesoreLajme

Konjufca e ambasadori danez diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen.

MPJD-ja ka bërë të ditur se në këtë takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Lexo më shumë  “Shkelje e barazisë në tendera” në 9 raste, SPAK i komunikon Evis Berberit mbylljen e hetimeve

“Po ashtu, u diskutua edhe për planin e Danimarkës për hapjen e një ambasade në Tiranë, e cila do të mbulojë edhe Republikën e Kosovës, si një hap që pritet të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Danimarkës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për media nga Ministria e punëve të Jashtme dhe diasporës, për takimin që ka pasur kryediplomati Konjufca me ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës.

Lexo më shumë  Balla mbron Ballukun, ndaj së cilës SPAK heton tendera me vlerë 1.2 miliardë euro: “Ndër deputetet më të mira të PS-së”
YouTube player