Lajme

Kurti së bashku me gruan dhe vajzën në premierën e filmit “Pa vend” në Festivalin e Filmit në Kanë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza, e kanë përcjellë shfaqjen e filmit “Pa vend” të regjisorit Samir Karahoda që është përfshirë në garën për Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë.

“Nga 3.739 filma të metrazhit të shkurtër nga mbarë bota komiteti selektues i Festivalit të Cannes sivjet i ka përzgjedhur 10 sosh. Në mesin e tyre është edhe filmi nga Kosova ‘Pa vend’ i regjisorit Samir Karahoda, i cili sot mori duartrokitje të gjata nga publiku këtu në sallën Debussy në Cannes”.

Lexo më shumë  Në kulm të krizës, Rama përgatit taksë shtesë mbi naftën

“Ishte kjo premiera botërore e këtij filmi kurse në fillim të muajit gusht ai do të shfaqet në Festivalin Dokufest në Prizren. Urojmë që nesër mbrëma në ceremoninë përmbyllëse të edicionit 74 kur shpallen fituesit e Palmës së Artë të këtij festivali prestigjioz të ngadhënjejë filmi ynë”.

“Këtu është shfaqur edhe një film tjetër nga Kosova, artistik e i metrazhit të gjatë, ‘Luaneshat e Kodrës’, i regjisores së re Luana Bajrami, i cili garon për Kamerën e Artë”.

Lexo më shumë  Zyrtarët e lartë dhe krimi i organizuar u bënë njësh në mbrojtje të Ergys Agasit

“Mbështetja e qeverisë së Kosovës për filmin tonë do të rritet ndjeshëm për vitet në vijim, sepse në këtë fushë arti e kulture po shpërthejnë talentet tona e po na bëjnë krenarë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti në postimin e tij në Instagram.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *