KryesoreLajme

Kurti: Nëse është dikush kundër nepotizimit jam unë dhe kjo Qeveri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai dhe Qeveria që e udhëheq janë kundër nepotizmit.

Ai të enjten në Konferencën për Integritetin e Informacionit që është organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), ka thënë se në këtë aspekt janë të rëndësishme integriteti profesional dhe ai personal.

“Jam kryeministri i parë të cilit as dy vëllezërit e mi, as dy prindërit e mi nuk i kanë shkelur pragun e ndërtesës së Qeverisë, nëse ka dikush që është kundër nepotizmit, besoni që jam unë dhe kjo Qeveri. Dy çështje janë të rëndësishme integriteti profesional dhe integriteti personal. Kur i bëni kritikat se është punësuar dikush i LVV-së, a duhet të më lavdëroni kur e punësojmë dikë nga opozita. Unë them që jo. Por duhet të gjykoni në këto dy aspekte”, është shprehur Kurti.

Lexo më shumë  Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Këto komente Kurti i ka bërë pasi që juristja Flutura Kusari e ka pyetur për zgjedhjen e Rilind Gërvallës si drejtor për kanalet shqip në RTK, për të cilin ishte raportuar se ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Politizimi i pozitës së RTK-së, meqë një mbështetës i partisë suaj është zgjedhur drejtor. Dhe dua të ju pyes edhe për gjunjëzimin financiar që kjo Qeveri ia ka bërë RTK-së. A ka mundësi që të merrni masa që ta vazhdoni punën e mirë që e patët nisur”, ka theksuar Kusari.

“Nuk besoj që ka ndonjë subjekt politik që ka ardhur në qeverisje që anëtarët e atij subjekti kaq pak ose aspak janë punësuar. Nuk e inkurajoj askë por janë rregullat dhe ligjet që përcaktojnë se ku dhe kush duhet të zgjidhet në bazë të kritereve”, është shprehur kreu i ekzekutivit.

Lexo më shumë  Serbi i arrestuar dje në Jarinjë dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR-it në maj të 2023-ës

Kurti ka thënë se nuk ka pasur interesim lidhur me atë se kush është zgjedhur në RTK por se është i interesuar ta shohë si lider radiotelevizion shtetëror.

Sa i përket buxhetit Kurti ka thënë se në vitet e kaluara ka pasur shpërputhje midis buxhetit dhe programit.

“Nëse i shikojmë buxhetet në vitet e kaluar mbi punësimin dhe mungesën e cilësisë duhet t’i marrim disa mësime. Nuk po them që mungesa e buxhetit e rrit cilësinë por reformat janë të nevojshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *