KryesoreLajme

Kurti i bën kërkesë Perëndimit që të mos i injorojë paralajmërimet e Kearnsit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka falënderuar deputeten e Parlamentit britanik, Alicia Kearns, për ngritjen e alarmit për agresionin serb, duke thënë se paralajmërimet e saj u dëshmuan me sulmin në Banjskë (24 shtator).

Kurti ka shkruar në rrjetin social X se Perëndimi nuk duhet ‘i injorojë paralajmërimet për një agresion të radhës nga Serbia.

Lexo më shumë  Ismajli: 3.7% e fëmijëve shikojnë video me përmbajtje të dhunshme, 39.6% nxënësve kanë shpërqendrim në mësim

“Me shenjat e më shumë sulmeve të planifikuara nga Serbia, veçanërisht shtimin e aktivitetit të ushtrisë në kufirin e Kosovës, Perëndimi nuk mund t’i injorojë paralajmërimet”, ka shkruar Kurti.

Kearns ka deklaruar të mërkurën se gabimin që Perëndimi e ka bërë me Rusinë, po e përsërit edhe me Serbinë.

“Perëndimi po tregon në Ballkan dështimin e të pasurit një shtyllë, dhe ne po tregojmë po ashtu që nuk kemi marrë mësimet nga përpjekjet për frenimin e Rusisë. Kemi pasur prioritetin e plotë se si të mos e shqetësonim apo acaronim Rusinë, në dëm të atyre që e rrethojnë. Pikërisht e njëjta gjë po ndodh këtu”, ka thënë ajo në një intervistë për “Financial Times”.

Lexo më shumë  Reportazhi francez i vitit 1998 tregon sesi UÇK-ja i kishte ruajtur manastiret serbe në Rahovec
YouTube player