Lajme

Kurti: Marrëveshja dhe Aneksi i Ohrit të zbatohen shpejt e pa kushtëzime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me të cilin ka biseduar edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Kurti ka deklaruar të mërkurën se Marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel si dhe Aneksi i saj, i dakorduar në Ohër, duhet të zbatohen shpejt dhe pa kushtëzime. Ndërsa zëvendëspresidenti Wieland ka nënvizuar progresin e dukshëm të Kosovës krahasuar me rajonin për të cilin ka thënë se nuk kalon pa u vërejtur.

Lexo më shumë  Qeveria Rama dështon me menaxhimin e mbetjeve, BE konstaton problemet e menaxhimit te qeveria

“Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin rajonal, integrimin ekonomik të rajonit dhe për raportet fqinjësore duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri tha se Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel dhe Aneksi i saj i 18 marsit në Ohër, duhet të zbatohen shpejt, në tërësi dhe pa kushtëzime”, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës nëpërmjet komunikatës.

Lexo më shumë  Hetemi: Kemi mbledhur fotografi e video që dëshmojnë krimet serbe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *