Lajme

Dorëheqja e Alibeajt/ Ilir Alimehmeti: Normale pas humbjes dramatike që çoi PD-në forcë të katërt në Tiranë

Ilir Alimehmeti, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka komentuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt. Alimehmeti tha se vendimi i Enkelejd Alibeajt për të dhënë dorëheqjen si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike është i natyrshëm pas një humbje dramtike si ajo e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

I ftuar në “Klan News”, Alimehmeti e cilësoi dorëheqjen e Alibeajt si një vendim qytetarie.

Besoj se e ka menduar dhe vetë dhe ka qenë krejtësisht e natyrshme që pas një humbje dramtike që çoi forcë të katërt PD-në në Tiranë, ku një djalë i ri, dhe përgëzime Qorit që me atë fushatën e tij, tregoi që kishte një kapacitet dhe arriti të imponohej si forcë e tretë për Tiranën dhe kështu që është krejtësisht normale dorëheqja në raste të tilla, megjithëse nuk kuptohet dorëheqja në çfarë pozicioni… I komanduar, nuk do të thotë se ke diçka nga ku të dorëhiqesh. Megjithatë është një vendim qytetar se në momentin që ke një situatë të caktuar, të marrësh një veprim duke bërë një hap mbrapa është krejtësisht normale ky veprim. E rëndësishme është një diçka shumë e qartë që kemi muaj që e themi se poshtë tek njerëzit në bazë nuk janë kaq të ndara situata. Janë të mbështetura tek njëra-tjetra. Forcat opozitare janë bashkë. Janë si dy rrathë që mbivendosen. Na bashkojnë parime të përbashkëta me demokratë, me forcat e tjera opozitare dhe janë këto arsyet pse ne qëndrojmë së bashku,”-tha Ilir Alimehmeti.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

Pjesa e Partisë Demokratike që u drejtua nga Enkelejd Alibeaj dhe garuar me simbolet zyrtare të PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit, nuk arriti të dilte forcë e parë në asnjë prej bashkive. Madje as e dyta. Të gjithë kandidatët e dalë nga Alibeaj dolën të tretët në renditjen e bërë publike edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në Finiq ishte vend ii vetëm ku emri i dalë nga Alibeaj doli i dyti.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *