Lajme

Kurti: Kënaqësi ta takoj komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se të hënën në mbrëmje ka takuar komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas.

Kurti në një postim në X shkruan se mezi pret bashkëpunimin me gjeneralin Ulutas për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta.

“Kam pasur kënaqësinë të pres dhe të takoj komandantin e ardhshëm të KFOR-it të NATO-s, gjeneralmajor Özkan Ulutaş dhe ekipin e tij, dje gjatë darkës.

Lexo më shumë  Kurti mesazh BE-së: Kontrolloni progresin në lidhje me progresin demokratik dhe reformat e BE-së në rajon dhe pastaj bazoni politikat mbi ato të dhëna

I udhëhequr nga angazhimi i përbashkët për paqen dhe sigurinë, pres me padurim të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta”, shkruan Kurti.

Rruga Press

YouTube player