Lajme

Përplasja në PD/ Lubonja: Duket se vijon loja e Ramës për të përçarë opozitën

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike duke u ndalur tek takimi mes deputetëve të Gazment Bardhit dhe atyre të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas Lubonjës, Partia Demokratike është ende e ndarë, pasi nuk po shihet asnjë bashkim siç është përfolur.

“Sipas mendimit tim, këta akoma nuk e kanë të përcaktuar qartë se cila është PD. Këtu bëhet një luftë ku një pjesë thotë: “Unë jam e gjithë PD-ja”. Ndërkohë, ne e kemi parë që PD-në mund ta ndash në 3 apo 4 pjesë. Një pjesë është Berisha apo Rithemelimi, një pjesë ka qenë Badha me Bardhin dhe një grup deputetësh të tjerë të cilët janë ndarë dhe ata pas ndarjes së Bardhit ndërkohë që kemi dhe disa satelitë që qarkullojnë.

Pyetja tani është se pse këta që deri dje thoshin që Berisha është bashkë me Ramën tani thonë do luftojmë Ramën. E para, këta nuk janë shumë të qartë. Dje thanë ashtu dhe sot bashkohen me Berishën. Instinkti dhe intuita ime më thotë se këta e ndjejnë që Basha nuk ka të ardhme politike. Basha është figurë e djegur përfundimisht.

Sado që është thënë se Berisha bashkëpunon me Ramën, askush nuk e beson këtë, por shumica, e demokratëve të paktën beson të kundërtën që është Basha që e mori partinë me ndihmën e Ramës për t’i shërbyer Ramës. Dhe unë besoj se këta që kanë ikur sepse nuk janë spastruar kanë ikur për të mos mbajtur këtë stigmën që “punojnë për Ramën”. Mbi të gjitha duhet të ketë transparencë.

Janë ambiciet personale apo… këta duan t’i ikin stigmës se janë në një parti të madhe që nuk ka elektorat. Ishte rasti i Kukësit. Një parti e madhe, që po riformohet nuk nxjerr dot një kandidat në Kukës, çfarë partie është kjo? Këta për këtë punë kanë ikur. Basha do të donte t’i kishte vetë. Do të donte t’i kishte nën hyqmin e vet, por këta nuk e pranojnë këtë gjë.

Është edhe ky grupi i Tabakut me Gjekmarkajn që nuk janë grupi i Bashës, por as i Bardhit, edhe këta prandaj largohen. Por në një situatë më të përgjithshme ku unë shoh nevojën e një opozite të bashkuar përtej të gjitha pjesëve të PD-së, bashkë me të tjerë për t’i bërë opozitë Ramës, unë shoh këtë lojën e këtyre (të Bashës) që më bën të më duket e tepërt, e kotë që të flas. Ky duket si skenari më i mirë i përgatitur nga Rama që të luhet ashtu siç do Rama” – tha Lubonja në emisionin “Open” në News 24.

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

Rruga Press

YouTube player