Lajme

Protestë në Pogradec/ Punonjësit e fasonerisë: Nuk na kanë dhënë pagat, nuk kemi marrë sigurimet

Punonjësit e një fasonerie në qytetin e Pogradecit po protestojnë ditën e sotme pasi janë shprehur se nuk kanë marrë pagën e muajit gusht dhe prej pesë muajsh nuk janë paguar sigurimet shoqërore.

Sipas punonjësve, subjekti nuk i ka njoftuar për mbylljen e aktivitetit sipas kodit të punës.

Përfaqësues të subjektit, i cili prodhon veshje për tregun europian pohon se aktiviteti i fasonerisë në Pogradec është mbyllur muajin e kaluar dhe për këtë shkak ka shpallur falimentin.

Rruga Press

YouTube player