Lajme

Kurti falënderon qytetarët në Banjskë për qetësi dhe maturi

Kryeministri Albin Kurti derisa ka ndarë disa fotografi të Policisë së Kosovës duke shpërndarë pako ushqimore në Banjskë të Zveçanit për banorët serbë, ka falënderuar qytetarët për qetësi dhe maturi.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, të njohur më parë si Twitter, Kurti ka thënë se policia është në shërbim të tyre.

“Krahas operacionit të tij anti-terror, Policia e Kosovës ka shpërndarë 100+ pako ushqimore në Banjskë për banorët shumicë serbë të Kosovës në këtë zonë, përveç adresimit të nevojave të tjera elementare. Falënderoj qytetarët tanë për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre. Policia është në shërbimin tuaj”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  FSHF bashkëpunim me Serbinë, reagojnë ''Tifozat Kuqezi'': Përveç gjenocidit, kanë luftuar edhe ''sportivisht'' kundër nesh. S'kemi pse kapërcejmë Kosovën

Rreth 100 pako ushqimore i ka shpërndarë Policia e Kosovës për qytetarët e fshatit Banjskë në Zveçan, ku dy ditë më parë pati sulme ndaj Policisë.

Rruga Press

YouTube player