Lajme

Kurti e Osmani dënojnë sulmin në Teksas të SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti kanë shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat në një shkollë fillore në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të martën.

Përmes Twitterit, Kurti është shprehur “i tronditur nga brutaliteti i të shtënave në shkollë në Uvalde, Teksas, që mori jetën e fëmijëve dhe të rriturve të pafajshëm”.

“Në këto kohë të vështira, zemrat dhe mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Ngushëllimet më të sinqerta nga populli i Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  BIRN: Pas një rasti të dyshuar kontrabande në Shqipëri shfaqet ‘flota hije’ e Kremlinit

E Osmani ka shkruar se “ndihet e shkatërruar nga lajmi për të shtënat në Teksas”.

“Mendimet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve, jetët e të cilëve iu dhanë fund padrejtësisht përpara kohës së tyre. Ne ndajmë dhimbjen e popullit amerikan dhe vajtojmë me miqtë tanë në këtë kohë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Një 18-vjeçar ka shtënë në shkollën fillore “Robb” në qytetin e Uvaldes, duke lënë të vdekur 19 fëmijë dhe dy të rritur, para se të vritej nga forcat policore, kanë konfirmuar zyrtarët shtetërorë.

Lexo më shumë  “Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *