Kryetarja Haxhiu takon Shefin e Zyrës së BE-së, Aivo Orav, diskutohen prioritetet e Kuvendit të Kosovës
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe punën e Kuvendit, duke përfshirë prioritetet për këtë vit dhe rolin e tij në avancimin e reformave demokratike.
“Kryetarja Haxhiu falënderoi z. Orav për mbështetjen dhe kujtoi që Bashkimi Evropian mbetet partner i fuqishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Rruga Press

