KryesoreLajme

Kryeministri Kurti takon shefin e OSBE-së, diskutojnë për reformat dhe sundimin e ligjit

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së, Gerard Mc Gurk, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike, avancimin e reformave demokratike dhe thellimin e bashkëpunimit institucional.

Ambasadori McGurk e uroi kryeministrin Albin Kurti për mandatin e ri qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Makina me flamuj shqiptarë të bllokuar prej 4 orësh në Mal të Zi/ Shqiptari i diasporës sfidon Ramën: Bllokimi me urdhër të tij, por edhe nga malet do vijmë për protestën!

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe për rëndësinë e avancimit të reformave demokratike. Në veçanti, u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të komuniteteve dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kryeministri Albin Kurti falënderoi ambasadorin McGurk dhe Misionin e OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për kontributin në forcimin e institucioneve demokratike.

Lexo më shumë  Akuzat për trafik armësh dhe KAYO, eksperti i sigurisë: Kryeministri ka menduar të zotërojë paratë e tregut të mbrojtjes bashkë me Ron Yeffet! KAYO u ngrit për vjedhje në tendera
YouTube player