KryesoreLajme

Kryeministri Kurti: Arsimi dhe Aftësimi Profesional, themel për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot zhvilloi një takim me grupin punues së bashku me përfaqësues të donatorëve në zbatimin e Arsimit dhe Aftësimit profesional në Kosovë.

Bëhet e ditur se kryeministri cilësoi se gjatë tre viteve të qeverisjes është theksuar vazhdimisht rëndësia lidhjes së arsimit me ekonomi dhe të arsimit dhe aftësimit profesional me tregun e punës. Tashmë kur gjendemi në vitin e dytë akademik të zbatimit të arsimit dual, janë gjithsej 12 profile në 23 shkolla profesionale në 14 komuna të Kosovës në të cilat janë të përfshirë 920 nxënës, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Lexo më shumë  Kurti dhe Gërvalla – mërgimtarëve: Shtetësinë e Kosovës mund ta riktheni përmes procedurave të lehtësuara dhe pa pagesë

“Arsimi dhe Aftësimi Profesional janë themelore për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Pajisja e fuqisë punëtore me aftësi praktike dhe të përshtatshme na lejon të adresojmë drejtpërdrejt hendekun e aftësive në industritë kyçe, duke çuar në rritjen e produktivitetit, inovacionit dhe të konkurrencës në tregjet lokale dhe globale” u shpreh ai.

Në kuadër të zbatimit të sistemit dual, kryeministri njoftoi se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë punuar me përkushtim për të bërë reformat e nevojshme për të lidhur arsimin me nevojat aktuale dhe ato të ardhshme të tregut. Po ashtu në bashkëpunim me donatorë sikurse GIZ, ADA, SDC, USAID, LuxDev, KfW dhe BE, janë kryer sondazhe dhe hulumtime për të identifikuar nevojat dhe për të përcaktuar mënyrat më të mira se si t’i plotësojmë ato. Një nga çështjet kryesore për t’u diskutuar dhe zhvilluar ishte dhe ajo mbi provimet gjatë aftësimit profesional dhe certifikimi në fund të procesit.

Lexo më shumë  “Frymëzim i të gjithëve”, nderohet heroi Enver Zymeri

Rruga Press

YouTube player