Bota

Kriza në Ukrainë, SHBA: Ekziston ende një rrezik pushtimi nga Rusia

Situata mes Rusisë dhe Ukrainës ditët e fundit është kthyer në një shqetësim botëror për të parë vijueshmërinë e ngjarjeve.

Në kuadër të kësaj situate dhe komunikimeve të deri tanishme marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së duket sikur dy vendet kanë luajtur lojën “macja dhe miu” për orët e fundit, me rezultatin që është një faktor vendimtar në shkallën e pavarësisë së Ukrainës.

Vlen të theksohet fakti nëse Ukraina do të arrije të mbajë të paprekur territorin e saj ose do ta pësojë si në 2014 ku humbi Krimenë dhe në këtë situatë mund ti krijohet një tkurrje e re për territoret e saj.

Lexo më shumë  Lobi izraelit dështoi, AIPAC shpenzoi mbi 55 milionë dollarë për kandidatë që humbën zgjedhjet në SHBA

Lëvizja e palës ruse për të de-përshkallëzuar vendimin e Kremlinit për të tërhequr disa nga trupat e saj nga rrethet e saj ushtarake jugore dhe perëndimore pranë kufirit me Ukrainën duket se po lehtëson përpjekjet diplomatike .

Nga ana tjetër, Perëndimi u pranua me shumë kujdes, ku shërbimet sekrete amerikane këmbëngulnin se rreziku i një pushtimi rus të Ukrainës gjatë ditës ekziston ende.

Këtu përfshihet edhe referenca që i është bërë mbrëmë presidentit amerikan Joe Biden në një fjalim drejtuar popullit amerikan, duke  theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për çdo gjë, për çdo skenar apo zhvillim mes Ukrainës dhe Rusisë.

Lexo më shumë  Demokratët më afër fitores në Mississippi, Colom thellon epërsinë ndaj republikanes

Nga ana tjetër, vetë presidenti rus Vladimir Putin , në dejkaratën e tij është përpjekur që të heqë përshtypjen për një ndërhyrje të menjëhershme ruse në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *