Bota

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s dy ditë diskutime në Bruksel

Këtë të mërkurë, 16 shkurt, ministrat e mbrojtjes së NATO-s takohen në Bruksel për të diskutuar rreth krizës së krijuar dhe frikës së një lufte të mundshme nga Rusia në Ukrainë.

Përpara këtij takimi, sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, tha se ndërsa nga njëra anë Kremlini njofton tërheqje të forcave ushtarake ruse nga kufiri, në anën tjetër, në një mënyrë të caktuar me më shumë trupa ushtarake po “blindon” kufirin e Ukrainës.

Sic raporton The Guardian, Stoltenberg ka deklaruar se deri më tani Perëndimi nuk ka parë ndonjë de-përshkallëzim në terren.

Lexo më shumë  Provokoi protesta dhe përleshje në parlament – Borrell denoncon ‘ligjin rus’ të Gjeorgjisë dhe kërkon tërheqjen e tij

“Përkundrazi, duket se Rusia vazhdon dislokimin ushtarak dhe ne nuk kemi marrë një përgjigje për dokumentin e shkruar ose propozimet me shkrim që i kemi dërguar Rusisë më 26 janar, duke përshkruar temat dhe pikat ku aleatët e NATO-s janë gati të ulen per te biseduar me Rusinë në përpjekje për të gjetur një rrugë politike per te ecur përpara”.

Stoltenberg tha se nuk do të vendosë Rusia nëse Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s, por se aleanca do e marre parasysh kete për bisedimet e mëtejshme.

“Ne do të vazhdojmë t’i përcjellim Rusisë një mesazh shumë të qartë se jemi gati të ulemi dhe të diskutojmë me ta, por në të njëjtën kohë jemi të përgatitur për më të keqen. Dhe nëse Rusia pushton përsëri Ukrainën, ata do të paguajnë një çmim të lartë dhe ne do të vazhdojmë të ekspozojmë planet dhe veprimet ruse në mënyrë që t’ua bëjmë më të vështirë kryerjen e veprimeve agresive kundër Ukrainës”, tha shefi i NATO-s.

Lexo më shumë  Reuten: Presidenti serb Vuçiq destabilizon rajonin

Ministrat e Mbrojtjes të 30 vendeve anëtare të NATO-s do të takohen për dy ditë rresht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *