Sport

VIDEO/ I dha fund “letargjisë”, CR7 thyen mallkimin, nuk shënonte që nga 30 dhjetori, rekordi më negativ në karrierë

C.Ronaldo dëgjon në distancë muzikën e Champions League, transformohet totalisht dhe i jep fund mallkimit që po e shoqëronte që po e shoqëronte në këtë vit. Duket e pabesueshme, por shifrat nuk gënjejnë kurrë, CR7 nuk shënonte që nga 30 dhjetori, rekordi më negativ në karrierë.

Pas gjashtë ndeshjeve “thatë”, ylli portugez realizon më në fund, goli i parë për vitin 2022, këtë e bën në sfidën përballë Brighton ku “djajtë e kuq” siguruan një fitore të pastër 2-0. Ronaldo shënon, United rikthehet tek fitorja, një sukses që i mungonte që nga 19 janari.

Pas një pjesë të parë të mbyllur në barazim pa gola, Ronaldo realizoi në minutën e 51-të ndërsa tre minuta më pas miqtë mbetën me dhjetë lojtarë. Për të mbyllur llogaritë mendoi Fernandes në minutën e 97-të që sigloi shifrat përfundimtare në 2-0. Falë këtij suksesi, Man.United rikthehet në vendin e katërt në kuotën e 43-të pikëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *