Bota

Kritiku i Kremlinit, Navalny thotë se ai po përballet me akuza të reja penale

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny thotë se ai është akuzuar në një çështje të re penale dhe përballet me deri në 15 vjet burg nëse shpallet fajtor, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Komentet e tij u postuan në mediat sociale, ku Navalny thotë se ai është akuzuar për krijimin e një organizate ekstremiste dhe nxitje të urrejtjes ndaj autoriteteve.

Lexo më shumë  NATO - Ukrainë takohen për sistemet ajrore, Zelensky: ja për çfarë kemi nevojë

Akuza e fundit vjen pas një dënimi me nëntë vjet që ai mori në mars të këtij viti për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës, përpara të cilit ai tashmë po përballej me burgim deri në dy vjet.

Navalny ka argumentuar vazhdimisht se akuzat e Rusisë kundër tij janë të motivuara politikisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *