Televizioni shtetëror rus: Lufta e Tretë Botërore ka filluar

“Operacioni special” i Kremlinit në Ukrainë ka marrë fund dhe “Lufta e Tretë Botërore” ka filluar, ka pohuar një spikere e televizionit shtetëror rus.

Duke folur me shikuesit në emisionin e saj Rossiya-1, Olga Skabeyeva tha se Rusia tani po përballet me një situatë ku do t’i duhej të “çmilitarizonte” NATO-n, raporton uebsajti ukrainas i lajmeve “Ukraina World”.

“Ndoshta ka ardhur koha për të pranuar, ndoshta, se operacioni special i Rusisë në Ukrainë ka përfunduar,” tha ajo.

“Në kuptimin që ka filluar një luftë e vërtetë. Për më tepër, është Lufta e Tretë Botërore.

“Ne jemi të detyruar të çmilitarizojmë jo vetëm Ukrainën, por të gjithë NATO-n”.

Javën e kaluar, ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se vendit tani i duheshin armë të rënda për të luftuar efektivisht kundër pushtuesve rusë në lindje të Ukrainës.

Kuleba, duke marrë pjesë në një sesion të drejtpërdrejtë pyetje-përgjigje me përdoruesit e Twitter, tha gjithashtu se bisedimet e paqes me Rusinë nuk po zhvillohen realisht.

Rruga Press

Lexo më shumë  Shkencëtarët gjejnë prova të reja të UJIT në gjendje të lëngshme nën mbulesën e akullit polar jugor të Marsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese