Lajme

Kritika të ashpra ndaj Serbisë në draftraportin e PE-së, kërkohet të ndiqet penalisht Radoiçiq

Përparimi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian është ndalur vitet e fundit, thuhet në draftraportin e Parlamentit Evropian për Serbinë.

Shqetësimet kryesore lidhen me “gjendjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit”.

Draftraporti i Parlamentit Evropian për Serbinë vlerëson se përparimi i vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndaluar praktikisht në vitet e fundit.

“Vitet e fundit përparimi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur, ndërsa shqetësimet janë kryesisht të përqendruara në gjendjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ekziston një numër i madh çështjesh urgjente që duhet të zgjidhen, veçanërisht polarizimi dhe tensionet e shtuara politike, nevoja për reforma strukturore në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe çështje të tjera të lidhura me BE-në, si dhe nevoja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, së bashku me përafrimin e plotë me politikën e jashtme të BE-së,” thuhet në draftraportin e raportuesit për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula.

Lexo më shumë  Nis seanca për Presidentin, opozita përsëri nuk merr pjesë

Në dokument thuhet gjithashtu se Serbia nuk ka arritur përparim të rëndësishëm në përmbushjen e kushteve për anëtarësim në shumë kapituj negociues.

Draftraporti shpreh shqetësim edhe për situatën politike në Serbi, në kontekstin e protestave masive që po mbahen atje që nga nëntori i vitit 2024.

“Këto protesta pasqyrojnë pakënaqësi të thellë të rrënjosur mes qytetarëve dhe studentëve, të cilët kërkojnë përgjegjësi dhe reforma të lidhura me sundimin e ligjit”.

Lexo më shumë  Emergjencë kombëtare në portin e Durrësit! Operatorët ekonomikë listojnë dështimet e APD-së

Po ashtu përmendet edhe sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023 ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Bëhet thirrje që autorët e sulmit, veçanërisht kryeterroristi Milan Radoiçiq, të ndiqen penalisht.

“Presim që Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë plotësisht dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që autorët e sulmit terrorist në Banjskë në vitin 2023 të sillen shpejt para drejtësisë dhe shprehim keqardhje për faktin se Serbia ende nuk i ka ndjekur penalisht autorët, veçanërisht Milan Radoiçiqin, nënkryetar i Listës Serbe”, thuhet në dokument.

Rruga Press

YouTube player