KryesoreLajme

Kosovë – 50 milionë euro për subvencione në bujqësi, 5 milionë prej tyre për naftën e fermerëve

Qeveria e Kosovës parasheh 50 milionë euro për subvencione në bujqësi këtë vit.

Sipas konceptit të risive në programin e pagesave direkte, për herë të parë nga paslufta subvencionohet nafta për fermerët.

“Për herë të parë që nga paslufta, fermerëve dhe bujqve tanë do tu subvencionohet nafta në vlerë prej rreth 5 milionë euro, duke ia subvencionuar vlerën prej rreth 0.36 cent për litër naftë të përllogaritur me hektarë të poseduar të tokës së punuar”, thuhet në këtë koncept.

Lexo më shumë  Hoti: Ligji për Personat e Pagjetur së shpejti në konsultim publik

Po ashtu 8 milionë euro do të ndahen për inpute bujqësore për plehërimin pranveror.

“Njëherit me një vlerë 8 milionë euro për grurin, misrin, fasulen dhe pataten do të subvencionojmë inputet bujqësore për plehërim pranveror në vlerë prej 150 euro për hektarë për grupin ndërsa me nga 100 euro për hektarë për misrin, fasulen dhe pataten”.

E do të ketë edhe rritje të mbështetjes për grurë me 474 euro për hektarë, 324 më shumë se vitin e kaluar, do të ketë 119 për qind më tepër rritje të mbështetjes për misër për dallim me vitin e kaluar, 118 për qind më tepër mbështetje për patate e fasule.

Lexo më shumë  Rama “i tërbuar” nga investigimi i medias italiane, shfryn në telefon ndaj drejtorit të Rai-t

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *