KryesoreLajme

Kurti: S’ka vend për panik, ka mjaftueshëm rezerva, nuk varemi prej importit nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka insistuar se ka rezerva dhe i ka ftuar qytetarët të mos bëjnë panik.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë blerë më tepër miell se sa iu duhet, ta çojnë atë nëpër furra.

“Ka rezerva e rrjedhimisht nuk ka vend për panik. I ftoj qytetarët që të ndjehen të sigurtë siç është edhe situata në vendin tonë. Unë i takova përfaqësuesit e Shoqatës së Mullistëve e më siguruan se në Kosovë ka grurë për dy muaj që ende nuk është bluajtur dhe në muajin e kaluar kanë bluajtur grurë për tre muaj. Pra, ka grurë tre muaj plus dy muaj. Qytetarët që kanë blerë më shumë se sa iu nevojitet ta çojnë miellin në furrë”, tha Kurti në konferencë për media.

Lexo më shumë  Qeveria u mundëson serbëve t’i konvertojnë patentë shoferët në ato të Republikës së Kosovës, Kurti jep detaje

Kurti ka folur edhe sa i përket vendimit të Serbisë për të ndaluar eksportin e grurit e miellit.

“Asnjë kilogram miell që ka ardhur nga Rusia e Ukraina nuk përdoret. Çmimi i grurit në bursën ndërkombëtare është duke u rritur për shkak të luftës, por nuk jemi furnizuar prej atje. Me ministrin Faton Peci, ministren Rozeta Hajdari, do të bëjmë më të mirën përballë sfidave që do të ndodhemi. Ajo për të cilën do të angazhohemi është për një inspektorat. Nuk ka vend për panik dhe nuk kemi varësi nga Serbia”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *