Lajme

Një tjetër i sportist humb jetën në Ukrainë, 16-vjeçari bashkë me familjen vriten nga sulmi ajror i rusëve

Sulmet ajrore ruse po vazhdojnë të jenë vdekjeprurëse për popullin ukrainas.

Ushtria ruse e goditi mbrëmë një ndërtesë me popullsi civile në Sumy.

Me këtë rast, viktimë e sulmit agresor ishte edhe mundësi i ri ukrainas i Sambos, Artem Pryimenko.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i administratës militare rajonale të Sumyt, Dmytro Zhyvytskyy.

16-vjeçari ishte në banesën e tij dhe ai bashkë me familjen u vranë nga sulmi ajror rus.

Lexo më shumë  Qendrimi i Grenellit shkakton furi reagimesh: Berlini, Parisi dhe Roma në një linjë me politikat e Trumpit në Ballkan

Së bashku me të, dy vëllezërit e tij, Igor e Kiril, po ashtu edhe nëna, babai dhe gjyshja e tij ndërruan jetë.

Pryimenko ishte kampion i Ukrainës në SAMBO.

Nga ky sulm u vranë 21 njerëz të pafajshëm.

Kështu, po vazhdon të rritet numri i sportistëve të vrarë në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *